Privacy Policy

Termat e përdorimit (PRIVACY POLICY)

Mirë se keni ardhë në webfaqen 24sportshqip.com. Me qasjen në 24sportshqip.com dhe përdorimin e përmbajtjes së webfaqes, keni pranuar që të mbani përgjegjësinë ligjore për të ju përmbajtuar këtyre Termave të Përdorimit.

E përgjithshme

24sportshqip.com mund të përditësojë dhe ndryshojë këto Terma të Përdorimit në çdo kohë, prandaj ju inkurajon që të përcjellni këtë faqe me kujdes dhe në mënyrë të rregullt. Çfarëdo ndryshimi apo plotësimi i këtyreTermave të Përdorimit ndodh pa paralajmërim, dhe vazhdimi i përdorimit të webfaqes 24sportshqip.com nënkupton që përdoruesi mirëkupton dhe pajtohet me këto Terma. Së fundmi, përdoruesi mirëkupton dhe pajtohet me vendimin e 24sportshqip.com për t’ua ndalur apo ndaluar të drejtën e përdorimit të webfaqes 24sportshqip.com.

E drejta autoriale

Përmbajtja e webfaqes së 24sportshqip.com përfshijnë “tekstin” (titujt dhe përmbajtjen e artikujve) zgjedhjen, rënditjen dhe dizajnin. Përmbajtja është pronë e 24sportshqip.com dhe mbrohet nga e drejta autoriale (ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta) dhe nga ligje të tjera për këto të drejta.

Përdorimi i përmbajtjes së 24sportshqip.com

Përmbajtja e webfaqes 24sportshqip.com mund të shfrytëzohet për përdorim privat dhe përdorim jo-komercial. Përmbajtja mund të përdoret për qëllime komerciale vetëm në sasi jo të konsiderueshme, dhe vetëm duke mos redaktuar apo modifikuar atë.

Me qasjen në webfaqen 24sportshqip.com, përdoruesi pajtohet që të mos riprodhojë, ritransmetojë, shpërndajë, shfaqë, shes, publikojë apo qarkullojë këtë Përmbajtje tek kushdo. Herëpashere Përmbajtja mund të riprodhohet, përpunohet, shpërndahet apo shfaqet në sasi jo të konsiderueshme për qëllime jo-komerciale dhe komerciale. Kjo nënkupton përdorim sasisë së tekstit që nuk mund të jetë më shumë 1/3 e kopmlet artikullit, dhe kjo kushtëzohet me futjen e këtij teksti në thonjëza dhe me citim të tekstit origjinal dhe burimit e artikullit nga 24sportshqip.com (linku i artikullit). Referenca e qartë duhet të bëhet për “artikullin e webfaqes së 24sportshqip.com”.

Një pjesë e Përmbajtes së webfaqes 24sportshqip.com do të ofrohet nga përdoruesit. Pronar i kësaj Përmbajtjeje është autori/ja i/e saj dhe jo 24sportshqip.com. Ofruesi i Përmbajtjes pajtohet që t’i jep webfaqes 24sportshqip.com një të drejtë dhe licencë të përhershme dhe pa-pagesë për të përdor, riprodhuar, modifikuar, adaptuar, publikuar, përkthyër, shpërndarë, transmetuar, dhe për të transferuar apo për të shitur një Përmbajtje të tillë, dhe të përdor emrin e autorit apo të dhëna të tjera në lidhje me atë Përmbajtje. Vizituesi i webfaqes 24sportshqip.com ka të drejtat e përmenduara më lartë për të përdorur një Përmbajtje të tillë.

Të gjitha kërkesat për përdorim privat, jo-komerciale apo komercial (vetëm në sasi jo të konsiderueshme) duhet të bëhen duke kontaktuar redaksinë e webfaqes 24sportshqip.com, në info@24sportshqip.com.

Webfaqja 24sportshqip.com do t’i përgjigjet mospërmbushjes së këtyre Termave të Përdorimit në gjykatat kompetente në Maqedoni dhe duke ju drejtuar Këshillit të Mediave të Shkruara të Maqedonisë.

Disclaimer (Mohimi)

Webfaqja 24sportshqip.com dhe Përmbajtja e saj e interesit të përgjithshëm përbëhet nga fakte, opinione dhe vështrime të personave juridik, institucioneve dhe organizatave. Webfaqja 24sportshqip.com nuk mbështet dhe nuk promovon opinionet dhe vështrimet e tilla. 24sportshqip.com bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që Përmbajtja në webfaqen e saj të jetë sa më e saktë, e plotë dhe në kohë; megjithatë, 24sportshqip.com nuk bën pretendime, premtime apo garanci lidhur me saktësisë, plotësinë apo përshtatshmërinë kohore në webfaqen e saj, dhe mohon detyrimin ligjor për gabimet apo lëshimet në Përmbajtjen e kësaj webfaqjeje.

Lidhje në webfaqe të treta

Webfaqja 24sportshqip.com mund të përmbajë lidhje për webfaqe të cilët nuk mirëmbahen nga 24sportshqip.com. Përdoruesi i webfaqes 24sportshqip.com pajtohet që 24sportshqip.com nuk është përgjegjës për përmbajtjen apo mirëmbajtjen e webfaqeve të tilla. Gjithashtu, një lidhje në një webfaqe tjetër nuk nënkupton që 24sportshqip.com mbështet përmbajtjen apo mirëmbjatje e asaj webfaqjeje.

Përmbledhje

Këto Tërma të Përdorimit dhe të drejtat dhe obligimet e përdoruesit udhëhiqen dhe qeverisën nga ligjet e Republikës së Maqedonisë.