Xavi flet për Realin dhe Bayernin

Sports

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për atë se si e sheh Real Madridin dhe Bayern Munich përballë ekipit të tij.

Sipas Xavit, vetëm Bayerni ka qenë klub superior ndaj ekipit të tij, të tjerët janë në një nivel, madje ka thënë se kundër Realit shpreson se do të fitojë e të vazhdojë tutje në garën ku përballen.

“Jemi në rrugën e duhur. Ekipi i vetëm ndaj të cilit s’mund të garojmë është Bayerni, me të tjerët të gjithë mundemi. Kundër Realit shpresoj të fitojmë dhe të kalojmë në finale”, tha Xavi.

Ai, për herë të parë me 12 janar do të shijojë një El Clasico si trajner, derisa si lojtar ka luajtur shumë, në Ligë, Kupë e Champions.

Të mërkurën, Reali dhe Barça i matin edhe njëherë forcat këtë edicion në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *