Tifozët romakë fyejnë në baza racore Ibrahimovic, ja reagimi i Mourinhos

Sports

Sipas “DAZN”, trajneri i Romës Jose Mourinho urdhëroi tifozët romakë që të ndalen së fyeri në baza racore sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic.

Incidenti ndodhi gjatë pjesës së dytë, pak minuta pas golit të Rafael Leaos, gol ky që e vulosi fitoren e Milanit ndaj Romës me rezultat 3:1.

Sipas raportimeve, Mourinho dëgjoi këngë raciste nga sektori i tifozëve mysafirë, ku më pastaj kërkoi tifozët “Giallorossë” që të ndalen, ndërsa këta të fundit e dëgjuan.

Ibrahimovic e filloi ndeshjen ndaj Romës në bankën rezervë, ndërsa hyri në pjesën e dytë ku edhe asistoi te goli i tretë i Leaos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *