Nuk do mbetet pa punë: Skuadra e madhe europiane ofertë për Shevchenko!

Sports

Legjenda ukrainase Andriy Shevchenko nuk e nisi karierën si trajner i klubeve në mënyrën më të mirë përndryshe nga kombëtarja, por prapë nuk mungojnë ofertat në drejtim të tij, transmeton 24 sport.

Ukrainasi ditë më parë u shkarkua nga Genoa pasi në 2 muaj nuk arriti që të triumfonte të paktën 1 herë në Serie A.

E përditshmja portugeze Record ka bërë të ditur që skuadra e Benficas është e interesuar për të bashkëpunuar me të.

Kombëtarja polake gjithashtu ka shfaqur interesim për Shevën por ky i fundit është më i interesuar për të drejtuar një klub.

Benfica tash e një muaj është në kërkim të një trajneri të ri, qysh prej shkarkimit të Jorge Jesus, rreth një muaji më parë./24sportshqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *