Messi – Barça, Dani Alves flet për rikthimin e Messit në Barcelonë

Sports

Dani Alves ka thënë se atmosfera në Barcelonë pa Lionel Messin është e çuditshme. Ai ka shprehur dëshirën e tij për të parë kthimin e Messit te Barcelona nga Paris Saint-Germain. Messi u largua nga Barcelona, ndërsa braziliani Alves pret të kthehet sërish të luajë në “Camp Nou”, transmeton 24 sport.

“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Është e çuditshme të jesh këtu dhe të mos e shohësh, të mos e kesh në skuadër. Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin ashtu si ëndërrojmë. Do të ishte shumë mirë nëse Messi e përfundon karrierën e tij këtu. Do të ishte një dhuratë e madhe për të dhe klubi mund të kujdeset për këtë”, ka thënë Alves për një radio lokale të Barcelonës.

Messi për Barcelonën ka shënuar 672 gola në 778 paraqitje nga viti 2004 deri në vitin 2021. Ai e ndihmoi Barcelonën të fitoj 35 trofe./24sportshqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *