Cavani – Barcelona, po ndodh tani!

Sports

Dështoi ‘pista’ Morata, Barcelona rikthen interesimin për Cavanin

Barcelona është duke konsideruar të provojë nënshkrimin me qendërsulmuesin e Man United, Edinson Cavnai, pasi që dështuan të transferojnë Alvaro Moratan nga Juventusi.

Morata ishte zgjidhja e parë e Barcelonës, por nuk arritën që ta mbyllin ‘operacionin’, andaj Cavani është zgjedhur si plan B.

Man United nuk është duke kaluar kohë të mirë me disa futbollistë edhe pas ardhjes së Ralf Rangnick me disa lojtarë që duan largimin.

Cavani është i interesuar për të kaluar në Kataluni, mirëpo nuk dihet nëse do pranojë Man United që para disa ditëve bën me dije se nuk e lejojnë largimin, transmeton lajmi.

Barcelona është duke provuar fillimisht të largojë disa futbollistë që të regjistrojë Ferran Torres, ndërsa me shitjen e lojtarëve si Philippe Coutinho, Samuel Umtiti dhe Youssef Demir, atëherë do provojnë edhe transferimin e një qendërsulmuesi.

Kësisoj, Cavani momentalisht është prioritet për Barcelonën, por shihet si një marrëveshje mjaftë e komplikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *