Benzema po negocion me PSG, pas “ardhjes” së Haaland tek Reali

Sports

Karim Benzema është shfaqur jo mirë gjatë këtij sezoni tek Real Madrid. Francezi është shumë i dashur për fansat, por nuk i pëlqen fakti që Florentino Perez ka vendosur të tërheqë në skuadër Erling Haaland, transmeton 24 sport.

Gazeta spanjolle “El Nacional” raportoi se në moshën 34-vjeçare, Benzema nuk dëshiron të heqë dorë nga futbolli dhe në rast se skuadra madrilene nënshkruan me norvegjezin, ai mund të largohet nga Reali dhe të shkojë tek PSG.

Mësohet se bisedimet mes parizienëve dhe ish-sulmuesit të Olympique Lyonnais kanë nisur prej kohësh dhe marrëveshja është e dëshiruar nga të dyja palët.

Benzema ka një kontratë me Realin deri në vitin 2023.

Ai, i ka shprehur më herët dëshirën presidentit Perez për të vazhduar në Madrid, pasi ndihet i vlerësuar. Benzema tani është në momentin e tij të pjekurisë si lojtar dhe sipas tij e meriton ende të vazhdojë të luajë në rolin e sulmuesit qendror të Real Madrid-it./24sportshqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *