Barcelona po bën gati transferimin e dy yjeve të Juventusit

Sports

Në listën e lojtarëve që Barcelona po monitoron për të rinovuar skuadrën në merkaton e vjeshtës janë edhe dy sulmuesit e Juventusit, Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschi, po ashtu sulmuesi serb i Fiorentinës, Dusan Vlahovic, transmeton 24 sport.

Kështu raporton gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’.

Dy lojtarët e Juventusit janë në pritje të rinovimit me klubin. Vlahovic konsiderohet si një alternativë serioze për Erling Haaland.

Dybala është në një moment kritik me “Zonjën e Vjetër” dhe nuk do të ishte surprizë largimi i tij në fundin e sezonit, ndërsa Bernadeschi momentalisht është një alternativë e mirë e Chiesas i cili ka mbyllur sezonin dhe negociatat me të do të kërkonin kohë./24sportshqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *