Ndryshon gjithçka, Coutinho ndryshon vendimin, po transferohet tek një gjigant tjetër Evropian

Sports

29-vjeçari pritet të largohet nga “Camp Nou” në afatin dimëror, pasi katalunasit janë në përpjekje që të zbresin pagat e futbollistëve kryesorë, transmeton lajmi.net.



Një numër i madh i klubeve, si Everton, Tottenham dhe Newcastle United kanë shprehur interesim në brazilianin.

Por, raporti i fundit thotë se agjenti i Coutinhos ka udhëtuar në Londër që të hap negociatat me Arsenalin për një kalim të mundshëm në “Emirates Stadium”.



Sipas ‘Sport’, mesfushori ofensivë ka zgjedhur “Topçinjtë” si skuadra e ardhshëm, të cilët edhe mund t’ia plotësojnë kërkesat e larta për pagë.

Ish ylli i Liverpoolit ka shënuar dy herë në 16 paraqitje për Barcelonën gjatë këtij edicioni, derisa ka zhvilluar vetëm nëntë minuta në tre ndeshjet e fundit në La Liga./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *