Pas barazimit me Man United, Gasperini komenton ndeshjen me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldo

Trajneri i La Dea pas barazimit në fund të ndeshjes ndaj United tha: “Jemi me fat që të varemi nga rezultatet tona”.

Atalanta për pak nuk mori fitoren pasi një super Cristiano Ronaldo i doli përsëri përpara, por në stadiumin Gewiss në Bergamo kishte vetëm duartrokitje për Nerazzurrët, përcjell 24shi.

Një gol nga Iliçiç, më pas ai i Zapata: por portugezi barazoi gjithçka, mirëpo krenaria e qytetit mbetet.

Në fund të ndeshjes Gian Piero Gasperini analizoi performancën e perëndeshës.

“Ishte një mbrëmje fantastike, në fund arriti goli i Ronaldos, një gol i pabesueshëm, por ne patëm një ndeshje të mrekullueshme: nëse do të kishim fituar do të ishte më e mira. Duhet të them se u afruam afër fitores. Krenaria jonë është shumë e lartë”.

“Me gjashtë pikë kualifikimi është matematikor, për fat ne kemi mundësinë të varemi nga rezultatet tona edhe pse do të jenë dy ndeshje të vështira me Villarrealin dhe Young Boys”.

“Ronaldo? Në fund të lojës iu afrova dhe i thashë: “A e di se si thonëitalisht “Shko në atë vend” (Gasperini i tha duke u tallur)” Ai është një lojtar i çmendur: dikush arrin të thotë se është problem në ekip por, është kënaqsi të kesh probleme të tilla…”.

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *