Lista e më të paguarve, ja trajnerët që marrin më së shumti para në Serie A

Edhe pse Antonio Conte u largua nga Interi ndërsa ishte trajneri më i paguar në Serie A, shuma totale e pagave për trajnerët në Serinë A është rritur 5%.

Më meritorët për këtë janë Massimiliano Allegri, i cili u rikthye në Juventus dhe Jose Mourinho, i cili u ul në stolin e Romës, përcjell 24shi.

Dy strategët e trofeut janë trajnerët më të paguar në Serie A dhe fitojnë 7 milionë euro në vit neto.

Në vend të tretë është Simone Inzaghi që fiton 4 milionë euro në vit te Interi, i ndjekur nga Maurizio Sari dhe Spalletti me 3 milionë euro paga vjetore.

Trajneri i Atalantës, Gasperini, ka një pagë prej 2.2 milionë eurosh, ndërsa Pioli, Mihajlovic dhe Juric fitojnë 2 milionë euro në vit./24sport

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *