ARRIHET MARRËVESHJA! Ylli i madh i Milanit është transferimi i parë i Contes te Tottenhami

Antonio Conte është promovuar dje zyrtarisht si trajnerin e ri të Tottenhamit dhe drejtuesit janë gati t’i plotësojnë të gjitha dëshirat e tij në merkato.

Një nga dëshirat më të mëdha të Contes është mesfushori i Milanit, Frank Kessie, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, përcjell 24shi.

“Rosonerët” prej kohësh kanë negociuar me agjentin e Kessie, por të dyja palët janë larg marrëveshjes dhe informacionet e fundit janë se Tottenham e ka përfituar nga një situatë e tillë.

Domethënë, “Spurs” arritën marrëveshje me Kessie për një bashkëpunim katërvjeçar dhe një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Milani nuk dëshiron ta lirojë lojtarin në janar, sepse po lufton për Scudetton, ndaj Kessie do të kalojë gjatë verës në Tottenham si lojtar i lirë./24sport

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *