VIDEO/ Skena të papara dhe prekëse, vogëlushi shpërthen në lot pas golit të Polonisë

Shqipëria humbi me rezultatin 0-1 ndaj Polonisë në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Një rezultat që dhemb shumë, pasi pritshmëritë ishin mjaft të mëdha. Sigurisht, ata që e përjetuan më keq ishin tifozët, të cilët dëshironin me patjetër fitoren në këtë sfidë, për të vazhduar ëndrrën “Katar 2022”.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale shihet një fëmijë i vogël i cili qan nga mërzia nga goli i pësuar në ndeshjen ndaj Polonisë. Ndoshta, Amar Hasani, vogëlushi nga Lugina nuk e kupton se çfarë do të thotë kualifikimi në Botëror, por duke mos e pranuar faktin se skuadra e tij e zemrës po humbet, shpërtheu në lot.

Edhe pse babai i tij përpiqet ta qetësojë, pasi në fund të fundit është thjesht një lojë, Amar nuk pushon së qari, duke treguar më së mirë fytyrën e çdo tifozi shqiptar që nuk mundi dot të festonte për suksesin e kuqezinjve.

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *