Simeone shpjegon arsyen pse nuk i dha dorën Kloppit pas ndeshjes Atletico-Liverpool

Diego Simeone ka shpjeguar se është zakon i tij të mos përshëndetet me homologët pas përfundimit të ndeshjeve, por u zotua se do t’ia zgjasë dorën Jurgen Kloppit në takimin e ardhshëm, pasi refuzoi ta bënte një gjë të tillë mbrëmjen e djeshme.

Diego Simeone nuk pranoi t’ia zgjaste dorën Jurgen Kloppit, pas humbjes së Atletico Madridit 3-2 kundër Liverpoolit në një ndeshje dramatike në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri argjentinas i Atleticos iku me vrap drejt dhomave të zhveshjes, duke mos ia zgjatur dorën homologut të vet siç është zakon.

Simeone shpjegon veprimin e tij: “Unë kurrë nuk i shtrëngoj duart me askënd pas ndeshjes, sepse nuk më pëlqen”, tha Simeone pas ndeshjes.

“Nuk është e shëndetshme as për fituesin e as për humbësin. Kështu e shoh unë. Por kur ta takoj atë nga tani e tutje do t’ia zgjas dorën pa problem”.

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *