Pamjet e reja: Wojciech Szczęsny provokoi tifozët shqiptarë pas ndeshjes, ja veprimi i ulët i portierit të Polonisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të kujtohet për fat të keq edhe për sjelljet e tifozëve shqiptarë të cilët hodhën sende në fushë ndaj polakëve.

Por disa prej tyre ishin edhe reagime ndaj provokimeve të futbollistëve polakë.Një prej tyre ishte edhe portieri i Juventusit,Wojciech Szczęsny, i cili në mbyllje të duelit kërkoi me çdo kusht reagimin e tifozëve.

Pas vërshëllimës përfundimtare, Wojciech Szczęsnyu kthye të festonte nga tifozët shqiptarë pas portës, duke sjellë reagimin e tyre, pasi gjuajtën menjëherë me shishe dhe çakmakë, portieri nuk u ndal aty, por shkoi e mori një nga shishet e hedhura dhe filloi ta pinte, duke tërbuar edhe më shumë tifozët që nuk reshën breshërinë ndaj tij, teksa po largohej të dilte jashtë fushës së lojës.

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *