Ndarja e Icardit, ja sa para posedon çifti dhe sa para duhet t ndajnë pas divorcit

Sipas mediave argjentinase, Mauro Icari dhe Wanda Nara do të duhet të ndajnë një pasuri prej mbi 60 milionë eurosh nëse divorcohen.

Martesa e çiftit më të njohur në botën e futbollit është në një krizë të madhe, Wanda Nara akuzoi Mauro Icardi për tradhëti dhe u largua nga Parisi. Flitet se biondja tërheqëse madje kërkoi divorc, përcjell 24shi.

Sipas mediave argjentinase, një pasuri e madhe do të duhet të ndahet nëse Mauro Icardi dhe Wanda Nara ndahen. Gazetarja Janina Latore zbuloi se ata zotërojnë rreth 60 milionë euro prona dhe para, plus stoli, vepra arti dhe makina luksoze.

Wanda Nara është gjithashtu agjente e Mauro Icardi, kështu që jo vetëm që siguroi një kontratë të pasur për sulmuesin pas transferimit në PSG, ajo gjithashtu arriti të ishte në listën e pagave të “shenjtorëve”.

“Ajo merr një rrogë nga klubi si agjente e Icardi -t, unë e adhuroj atë … klubi paguanë 3 milionë euro në vit! “Ajo është një gjeni,” shpjegon Janina Latore./24sport

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *