Kylian Mbappe zbulon arsyen se pse e lejoi Leo Messin të gjuajë penaltinë vendimtare kundër Leipzig

Killian Mbape zbuloi pse e la Leo Messin të godasë një penallti, pasi thotë se argjentinasi është futbollisti më i mirë në botë dhe është privilegj të luash me të.

Mbrëmë PSG me shumë probleme festoi kundër RB Leipzig me rezultat 3-2 dhe regjistroi tre pikë të reja. Goli fitues ishte goditja nga penaltija e Leo Messit, argjentinasi me një “panenka” solli gëzim në Parkun e Princave, përcjell 24shi.

Killian Mbape tregoi me gisht drejt Leo Messin pas u fishkllua penaltija, dhe në fund të ndeshjes ai u pyet pse ia la penalltinë kolegut të tij nga sulmi.

“Është normale, është respekt. Ai është futbollisti më i mirë në botë, është privilegj të luash me të. “Ka një penallti, ai gjuan, dhe shënon,” tha francezi.

Sidoqoftë, kur një penallti e re u dha në fund të ndeshjes, Killian Mbape ishte ai që mori vendimin të gjuajë.

“Për penalltinë e dytë, Messi më tha ta merrja, ai ma la mua, kështu që unë gjuajta”, por Mbappe fatkeqsisht nuk shënoi./24sport

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *