Barça bën NAMIN/ Laporta në aksion, po i transferon 5 super yje edhe atë pa asnjë cent!

Barcelona është në një krizë të rëndë financiare dhe klubi ka borxh më shumë se një miliard euro.

Përveç problemeve financiare, Barcelona ka pasur rezultate të dobëta që nga fillimi i sezonit, kështu që Presidenti Laporta dëshiron të forcojë ndjeshëm ekipin, por ka një buxhet kufizuar, përcjell 24shi.

“Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona do të përpiqet të sjellë pesë lojtarë verën e ardhshme falas. Klubi katalanas po monitoron lojtarët kontratat e të cilëve skadojnë në fund të sezonit.

Verën e ardhshme, Cesar Azpilicueta dhe Antonio Rudiger do të jenë në gjendje të largohen nga Chelsea, dhe Paul Pogba nga Manchester United do të jetë në të njëjtin pozicion.

Përveç Azpilicueta, Rudiger dhe Pogba, Barça është gjithashtu e interesuar për portierin e Ajaxit Andre Onana dhe mesfushorin e Milanit, Frank Kessie.

Në të njëjtën mënyrë, Barcelona solli Sergio Aguero, Memphis Depay dhe Eric Garcia këtë verë./24sport

شیئر کریں

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *