Sulmuesi i Barcelona B, Yusuf Demir bëri super përshtypje drejt tifozëve në debutimin e tij për klubin katalanas.

Ai filloi ndeshjen miqësore kundër Gimnastic dhe megjithëse nuk e vuri emrin e tij në listën e golashënuesve në 45 minutat që iu dha nga Koeman, mbështetësit e Barcelonës vunë në dukje aftësinë e tij të shkëlqyeshme të driblimit dhe aftësitë për të luajtur një futboll alla Messi.

18-vjeçari me të vërtetë dukej pak si kur Leo Messi ishte në atë moshë, pasi në pjesën e parë ai ishte padyshim kërcënimi më i madh i katalanasve në fushë.

Dhe këtu janë disa gjëra të përbashkëta për Demir dhe Leo, siç janë parë nga tifozi i Barcës Alex Truica në Twitter./24sport