Gara për Topin e Artë ka filluar, lojtarët dhe të gjithë ata që kanë ndikim në botën e futbollit po shprehin mbështetjen e tyre për kandidatët që do të jenë pjesë e garës.

Ish sulmuesi i Chelseat dhe Italisë , Gianfranco Zola është emri i fundit që jep mbështetjen e tij për Jorginhon.

” Jorginho meriton Topin e Artë . Ai sjell ekuilibër dhe ritëm në skuadrat e tij. Unë kam pasur fatin ta kem në Chelsea – kam qenë ndihmës i [Maurizio] Sarri – dhe unë e di se çfarë sjell ai,” tha Zola .

“Ai e meriton atë jo vetëm sepse ai përformoi në një nivel të lartë individualisht, por sepse ekipet për të cilat luan ishin të jashtëzakonshme. Kjo duhet të merret parasysh.”

Kjo pason argumentin e Lorenzo Insigne se Jorginho duhet të jetë në garë për të fituar Topin e Artë .

“Është e drejtë të flasësh për të. Shpresoj se ai është në listën e Topit të Artë , ai e meriton atë,” tha sulmuesi i Napolit dhe Italisë.