Bayern Munchen është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe prej muajsh është përfolur për transferimin e Sergi Robertos, “xholit” të Barcelonës.

Përkundër thashetheme, që u shtuan shumë kohët e fundit, Mundo Deportivo është e sigurt se e ardhmja e spanjollit është në Katalunjë.

Gazeta e njohur raporton se Barcelona nuk ka ndërmend ta shesë Roberton, por ka gati një kontratë të re afatgjatë. Marrëveshja aktuale skadon pas një viti.