Barcelona e ka mposhtur 4-0 Gimnasticun në miqësoren e parë para startit të sezonit 2021/22.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, duke shënuar het-trik, derisa u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Ai i dha sinjale Ronald Koemanit që mund të ndihmojë shumë më shumë Barcelonën ne ekipin e parë.

“Do të marr topin për kujtim, dua që ta nënshkruajnë atë të gjithë shokët e mi të skuadrës”.

“Duhet të vazhdoj të punoj në mënyrë që loja e sotme të mos jetë vetëm kujtim. Këto ndeshje shërbejnë për të ngritur ritmin. Përjashtimi na ka ndihmuar për ta fituar ndeshjen”, shtoi Manaj.